AKU kthen mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili

AKU kthen mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili

16:16, 26/05/2017
A+ Aa A-

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka kthyer mbrapsht 26 ton mish pule të ardhur nga Brazili. Mishi ishte ndaluar në pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës maj të këtij viti, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp.

Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës  , autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit .

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ka ndjekur hap pas hapi, të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malsori26/05/2017 16:26

Shum me vones po sbesoj se. Po dergojn midh. Pule per. Brasil janvetem rrena.

Shto koment

Denonco