Qeveria fillon fushatën me falje gjobash për sigurimet e papaguara

Qeveria fillon fushatën me falje gjobash për sigurimet e papaguara

15:53, 26/05/2017
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare ka vendosur tu fali subjekteve të ndryshme gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore. Kjo do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 15 miliardë lekë.

Kreu i ISSH Astrit Hado tha se kusht për përfitimin e kësaj faljeje është shlyerja e principalit të kontributeve të papaguara brenda dhjetorit të këtij viti. Sipas tij e njëjta skemë vlen edhe për kamatvonesat e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Referuar statusit të naftëtarit, zoti  Hado, sqaron se plotësimi i dokumentacionit për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj kategorie, do të realizohet nga ISSH dhe ministria e energjetikës si një detyrim që do të sanksionohet me një  vendim të posaçëm të qeverisë. /SCAN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malsori26/05/2017 15:56

Hahahah perralla perseri me mashtrue popullin

Shto koment

Denonco