Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pelikani Kaçurrel futet në kalendar

Pelikani Kaçurrel futet në kalendar

14:55, 26/05/2017
A+ Aa A-

Data 10 maj e çdo viti në Shqipëri shënohet në Kalendarin Kombëtar Mjedisor si “Dita e Pelikanit”. Urdhrin e ka firmosur ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

“Në mbështetje të pikës 4 të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 47 të Ligjit, nr.9587, datë 20.07.2006 “Për mbrojtjen e Biodiversitetit” të ndryshuar, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Shqipëri, urdhëroj caktimin e datës 10 maj të çdo viti si “Dita e Pelikanit” dhe përfshirjen e kësaj dite në kalendarin kombëtar mjedisor” – shkruhet në Urdhërin e Ministrit Koka.

Në urdhër caktohet që në kuadër të kësaj dite e cila përputhet me Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Migratorë, duhet të organizohen aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese, edukuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtij lloji në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta si dhe në zona të tjera ligatinore të Shqipërisë, në bashkëpunim me organizatat mjedisore, njësitë e qeverisjes vendore, strukturat arsimore etj.

Bashkë me shpalljen e kësaj dite mjedisore, Ministri Koka ka miratuar edhe Planin Kombëtar të Veprimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel, një specie e rrezikuar, në nivel global dhe kombëtar si dhe një lloj simbol i shpendëve në Shqipëri dhe më gjerë.

Objektivat kryesore të Planit Kombëtar të Veprimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Shqipëri konsistojnë në rritjen e popullatës folenizuese të Pelikanit Kaçurrel, mbrojtjen dhe ruajtjen e habitateve kritike të tij në vendin tonë si edhe sigurimin e një shtese të vendeve të folenizimit aty ku kjo është e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco