Tërmeti i djeshëm la pasoja, ja dëmtimet në Bulqizë e Klos

Tërmeti i djeshëm la pasoja, ja dëmtimet në Bulqizë e Klos

12:30, 25/05/2017
A+ Aa A-

Lëkundjet e tërmetit të një ditë më parë me epiqendër në fshatin Vinjoll në Bashkinë Mat janë ndier në territorin e qarkut Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të kaluara nga pushteti vendor dhe Institucioni i Prefektit nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupet e verifikimit në terren të ngritura menjëherë nga Njësitë Vendore kanë konstatuar se tërmeti ka shkaktuar dëme të pjesshme në disa objekte në bashkinë Bulqizë dhe Klos, të qarkut të Dibrës.

BASHKIA BULQIZË

Shkolla e mesme e bashkuar ‘Asllan Keta’, njësia administrative Fushë Bulqizë, shkolla 9-vjeçare ‘Godvi’, njësia administrative Zerqan dhe shkollat 9-vjeçare "Xhevdet Doda" dhe ‘’Shefqet Pançi’’ në qytetin e Bulqizës kanë pasur dëmtime të lehta, por objektet nuk paraqesin probleme dhe procesi i mësimdhënies vijon normalisht.

Qendra Shëndetësore në fshatin Zerqan, njësia administrative Zerqan, ka patur çarje të mureve dhe dëmtim në tavanin e saj. Objekti është i amortizuar ndër vite dhe lëkundjet e tërmetit kanë sjellë dëmtim të pjesshëm të tij, duke bërë që të mos funksionojë normalisht.

BASHKIA KLOS

Në njësinë administrative Xibër është dëmtuar banesa e shtetasit H.A e cila është bërë e pa banueshme. 7 banesa në fshatrat Gur i Bardhë, Xibër, Kurdari, Kurqelaj dhe në Shëngjun, kanë pësuar çarje të mureve dhe suvave.

Grupet e punës po kryejnë verifikimet në terren edhe gjatë ditës së sotme do të përcaktojnë plotësisht dëmet në total të shkaktuara nga tërmeti i ditës së djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco