Pas disa ditësh nisin provimet e maturës. Si do të zhvillohen ato?

Pas disa ditësh nisin provimet e maturës. Si do të zhvillohen ato?

10:40, 25/05/2017
A+ Aa A-

Ethet e maturanët po nisin. Po ç’duhet të dinë ata para nisjes së provimeve? 

Ja një informacion orjetues:Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj që do të zhvillohet në datën 5 qershor. Provimi i dytë është Gjuhë-Letërsia që zhvillohet në 10 qershor, ndërsa matematika do të zhvillohet në 15 qershor. Duke qënë se data e zgjedhjeve u ndryshua për në 25 qershor, MAS ndryshoi datën e provimeve me zgjedhje, të cilat do të zhvillohen në 23 qershor e jo në 25 siç ishte caktuar më parë.

Struktura e testit dhe rregullat që duhet të kenë parasysh kandidatët janë caktuar. Testi për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për provimet me zgjedhej ka 20 pyetje, nga të cilat 10 janë me alternative dhe 10 me zhvillim. Nëse një maturantë ngel në njërin nga provimet e maturës shtetërore, atëherë ai humbet mundësinë për të qënë pjesë e universiteteve publike, duke qënë se mbetësit do ritestohen në shtator, ndërsa fituesit në Universitet siç është thënë deri më tani pritet të shpallen në muajin gusht.

Gjithashtu janë caktuar dhe rregullat që duhet të ndjekë maturani për të mos u penalizuar.  
Maturanti përjashtohet nga provimi nëse ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë e tjerë. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimi. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco