'Veliera' rikthehet për gjykim në Gjykatën Administrative

'Veliera' rikthehet për gjykim në Gjykatën Administrative

08:19, 25/05/2017
A+ Aa A-

Rikthehet për gjykim çështja “Veliera” në Durrës, e cila tashmë do të gjykohet në themel në Gjykatën Administrative.

Sot është zhvilluar seanca përgatitore, ku pala paditëse dhe ajo e paditur kanë paraqitur dokumentacionin përkatës. Palët në këtë proces si shoqëria civile, bashkia Durrës, Ministria e Kulturës dhe firma ndërtuese kanë paraqitur dokumentat me pretendimet përkatëse pranë gjyqtarit Ergys Gashi, i cili pasi të përgatisë dokumentet e gjyqit me tre gjyqtarë do të njoftojë palët për caktimin e seancës së radhës.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Sazan Guri tha se “ne do ta vazhdojmë këtë betejë dhe gjykimi në themel është sukses i qëndresës sonë"

Ndërsa avokatja e shoqërisë civile, Mirela Jorgo u shpreh se “në rast se kjo cështje nuk zgjidhet në gjykatat tona do t'i drejtohemi Strazburgut”.

Ndërkohë nuk u paraqitën në seancën e sotme Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Shërbimit Arkeologjik si dhe një kompani ndërtuese, e përfshirë në projektin “Veliera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shpata25/05/2017 09:05

KUR SHTETI NUK I BINDET INTERESAVE TE VENDIT DHE ESHTE KTHYER NE PRINCIPATE ! ! Vangjush Dako eshte shembulli tipik i Agait pa kulture, i injorantit te pa skrupull, qe e vendosin ne pushtet per te perfituar ne menyre maksimale. Ai perfaqeson interesat e ‘Betonuesve Extremiste’ qe kane marre pushtetin ne Shqiperi me ndihmen e Partise Socialiste. Partia e Betonit dhe Kanabisit ! Partia qe e ka shderruer Republiken ne Principate ! ! Ku ligji eshte stoli per te mbuluar Diktatin dhe Arrogancen e Shefit qe ka shume me teper te drejta se sa nje Princ Mesjetar. Shefi te pushon nga puna, ai merr ne pune kusherinjte, URDHERI I SHEFIT NUK KA KUFI AI PER QEJF NA BEN FLI, ai vret e prêt nga ti doje interesi, Atdheu dhe Interesat e Kombit jane reduktuar vetem ne FITIME ! ! ! Partise se Dakos dhe udheheqesit te ‘famshem’ te Dakos, PRINCIT RAMA i jane ‘zene syte’ dhe nuk do t’ja dije me per vlera kombetare, as per shkaterrime te thesarit arkeologjik Shqiptar, kete e provon qendrimi i qeverise Rama ne investimet arkeologjike ne Shqiperi. Kete e provon shkarkimi i shume specialisteve te vene gjasme nga PD-ja, dhe zevendesimi me partizane dhe ‘shejtane’ te Edit ! ! ! Kete e provojne shume emisione televizive nga media serioze shqiptare, per gjendjen e mjeruar ku jane lene monumentet e ketij vendi ! Pa llogaritur vjedhjet e monumenteve dhe muzeumeve per dy leke te qelbur ! Qe Tahiri nuk kishte kohe ti gjente, se kishte pune te tjera ! ! ! VENJA E NJE NJERIU PA SKRUPULL TE DREJTOJE NJE NGA QYTETET ME TE PASURA ME THESARE ARKEOLOGJIKE, ESHTE KRIM QE I BEHET KETIJ KOMBI. ! ! ! SHQIPERIA PO VUAN VITET ME SHKATERRUESE NE HISTORINE E SAJ MIJEVJEÇARE ! ! ! Ky krim, per ironi te fatit, eshte kryer nga nje ‘Artist pikture’, qe ka mbaruar Institutin e Arteve, nga nje Kryeminister qeflli betonimi dhe ndertimi pa kriter, i cili i dehur nga pushteti, i turullosur nga paraja, i mposhtur nga kanabisi, KA RENE AQ POSHTE SA TE MBULOJE ME BETON VLERA KOMBETARE TE PA ZEVENDESUESHME, per hir te nje tenderi te piset, ne perfitim te Dakos se tij te dashur ! Nuk me mbetet gje tjeter, ceçse te theres : IK RAMA ! ! Megjithese nuk vij nga ‘çadra’, SHARJE KJO, E MODES, PER PATRIOTET QE GUXOJNE TE FLASIN PER TE MIREN E KOMBIT !

Shto koment

Denonco