LISTA/ Ish pronarët që presin kompensimin, ja dosjet në shqyrtim

LISTA/ Ish pronarët që presin kompensimin, ja dosjet në shqyrtim

09:13, 22/05/2017
A+ Aa A-

Rreth 24 mijë dosje ish pronarësh janë në shqyrtim në Agjencinë e Trajtimit të Pronës.

Për rreth 6 mijë dosje ka përfunduar shqyrtimi dhe një pjesë prej tyre kanë marrë kompensim, ndërsa pjesa tjetër është në pritje të shqyrtimit apo pagesave.

Lista e dosjeve që ndodhen në ATP që nga viti 1993-2016, për të cilat çdo i interesuar mund të marrë informacion se ku ndodhet dosja sipas një grafiku të vendosur në fillim të këtij muaji në ATP.

Agjencia ka njoftuar se pret dokumente çdo ditë të javës, nga ora 9 deri në 15, ndërsa në qarqe ka ditë të dedikuara.

Agjencia do të presë dokumente çdo ditë të javës, nga ora 9:00 e mëngjesit deri në 15:00 pasdite, por qarqet do të kenë ditë të dedikuara.

“Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat e Komuniteteve Fetare do t`i kryejnë takimet me subjektet e autorizuara çdo ditë të hënë, nga ora 09:00 – 15:00. Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet Tiranë, Elbasan, Dibër do t'i kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të martë, nga ora 09.00-15.00. Ndërsa grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër, do t'i kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të mërkurë, nga ora 09: - 15:00”, thuhet në një urdhër që mban firmë e Drejtoreshës së ATP-së, Sonila Qato.

Ndërsa për qarqet e tjera janë përcaktuar e enjtja dhe e premtja.

“Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet Durrës ,Korçë, Berat, do të kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të  enjte, nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës të cilat shqyrtojnë kërkesat për qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, do ti kryejnë takimet me subjektet kërkuese çdo ditë të premte, nga ora 08.00.1400“, thuhet në urdhër. 

Regjistri i vlerësimeve të vitit 1995

Regjistri i vlerësimeve të vitit 1993-1994 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco