Buldozerë, fadroma e kamionë, mirëpresin me 'dashuri' turistët në plazhin e Durrësit

Buldozerë, fadroma e kamionë, mirëpresin me 'dashuri' turistët në plazhin e Durrësit

07:32, 22/05/2017
A+ Aa A-

Nga Ura e Dajlanit e deri në Iliria rruga u bë e gjitha me një korsi kalimi vetëm në një sens rruge, duke bërë që një sens të bllokohet për automjetet e të kthehet në disa vende për parkim mjetesh e në disa të tjera pedonale për këmbësorët.

Nga Iliria deri në Plepa rruga “Pavarësia” është me dy korsi vajtje-ardhje në të dy senset. Vetëm kjo pjesë e këtij segmenti i ka shpëtuar ‘tollovisë’ së madhe të trafikut e të pluhurit.

Por edhe pse është fundi i muajit maj, në rrugë janë ende mjetet e rënda, buldozerët, fadromat e kamionët e zhurmshëm së bashku me punëtorët. Këta presin me “dashuri” turistët e parë që kanë ardhur.

Rruga është ngushtuar në mënyrë shumë të çuditshme për këdo që kalon aty. Herë kalon në sensin e majtë dhe më pas kalon në sensin e djathtë, duke u ndërprerë korsia e duke u bërë pedonale.

E gjithë kjo rrugë zig-zage shkakton trafik të rënduar.

Në një krah rëndesa e trafikut, në krahun tjetër punimet dhe zhurma e pluhuri, kanë bërë që zona e plazhit në Durrës të jetë tërësisht e papërshatshme për turizëm.

Sezoni duhej të hapej në Durrës ditë më parë, por prej vitesh ceremonia e çeljes së sezoni nuk bëhet më. Vendin e ceremonisë e kanë zënë punimët që bëhen çdo vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yp xhixhi22/05/2017 10:02

Pse budallenj jane Rilindja qe ta beje me dimer kur nuk e sheh njeri.kjo rruga na duhet per zgjedhje qe ta shohe cdo njeri sa punetore jane rilindasit

Vangjush Dako22/05/2017 08:19

Mus u ankoni per rrugen, ajo do te behet shume here me e bukur dhe e mire sic ka qene, prisni te mbaroje dhe do ju servirim pamjet me dron, do duket yll fare pamvaresisht se nuk do jete funksionale.

Shto koment

Denonco