VIDEO/ Kapet nga kamera, gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar të Divjakës 'Elaphe quatuorlineata'

VIDEO/ Kapet nga kamera, gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar të Divjakës

13:02, 19/05/2017
A+ Aa A-

"Elaphe quatuorlineata" mund të jetë gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar Divjakë - karavasta. Ai arrin deri në 2,5 m gjatësi.

Kjo video u dërgua sot prej një vizitori dhe u publikua nga Parku. Gjarpri është parë para disa ditësh. Ai ushqehet me roditorë të vegjël, vezë apo edhe zogj që i rrëmben nga foletë, ndonjë hardhuce etj; është specie me një popullatë në rënie për shkak të humbjes së habitateve të saj.

Mbrohet nga konventa e Bernës, është e cituar në Direktivën e Habitateve si specie me interes ndërkombëtar dhe për ruajtjen e saj kërkohet dezinjim i zonës speciale të konservacionit dhe që kërkon një mbrojtje rigoroze.

Mendohet që ky lloj reptili jeton rreth 1 shekull dhe në moshën e avancuar në koke i shfaqen edhe pupla në kokë, sipas Wikipedia.

Vendasit e quajnë "qingj kali. Nuk është i rrezikshëm për njeriun. Ekzemplari ynë, sipas atij që e ka parë, i kalonte 2 metrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leo19/05/2017 22:18

Po ký qenka italjan dhe páska edhe qen.. po cne nje turist Me qen me vete!!!

Kosta19/05/2017 16:27

Qenka me i mire se disa deputet, sidomos me i mire se ai Bracja i divjakes....hiqeni Bracen dhe merni kete gjarpej, bejeni deputet dhe me siguri punet do te vene me per hair.....

Shto koment

Denonco