Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO-FOTO/ Zbulohet SMS, ja si u hoq nga puna ‘Tezja e PS-së’

VIDEO-FOTO/ Zbulohet SMS, ja si u hoq nga puna ‘Tezja e PS-së’

22:41, 17/05/2017
A+ Aa A-

Shpresa Lekiqi njihet në Shkodër me nofkën “tezja e PS”, pasi është socialiste e flaktë që prej vitit 1991.

Shpresa tregon se në Tetor 2016 i ofrohet punë si sekretare në degën e PS Shkodër nga kreu i kësaj dege, Arvit Osja. Por muajt e fundit nuk u pagua dhe u hodh në rrugë. Pasi nuk e zgjidhi dot në nivel lokal problemin e saj, Shpresa iu drejtua ministrit Ditmir Bushati, në cilësinë e koordinatorit të qarkut, por përgjigja që mori ishte të kishte durim.

Në ballafaqimin e Shpresa Lekiqit me kreun e PS Shkodër, Arvit Osja, ky i fundit thotë se në parti janë të gjithë vullnetarë. “Në vitin 2015, kur kemi dalë nga Pallati i Sportit, Rama më ka tërhequr nga turma e njerëzve dhe kam dalë në fotograí, gati duke u rrëzuar, duke u përqafuar me Ramën.” Shpresa Lekiqi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Partinë Socialiste në Shkodër, pasi ka qenë anëtare e komisionit pothuajse në të gjitha zgjedhjet, prej vitit 1991 deri në 2013 dhe anëtare e Forumit të Gruas Socialiste.

“Unë iu drejtova emisionit “STOP” pas një lodhjeje të madhe që pata me ministrin, direkt me kryetarin e Partisë Socialiste, Arvit Osja. Mbeta e fyer sepse në tetor 2016 në një takim me gratë e PS, ku ishte sekretare e tij në Marrëdhënie me Publikun. S’kam asgjë personale me kryetarin, por ajo që më vrau është pse unë nuk u pagova, kur kishte persona të tjerë që paguheshin. Unë nuk jam paguar për Shkurtin, Marsin dhe gjysmën e Prillit. Ditmir Bushatit i kam thënë hajde në tavolinë me kryetarin të t’i them të gjitha, por ai më tha që ka folur me Arvitin dhe do e zgjidhte ai. Më thoshte s’kam, por kur s’ke, këta të tjerët si i paguan?” Shpresa, si provë për punësimin e saj si sekretare në degën e Partisë Socialiste në Shkodër, tregon mesazhet që i ka dërguar në telefon ministrit Bushati sepse nuk kishte kontratë pune, në të cilat ai i ka thënë të ketë durim, pasi nuk ka kohë ta takojë.

Gazetari i emisionit “STOP” së bashku me Shpresën iu drejtuan degës së Partisë Socialiste në Shkodër për të pyetur kryetarin Arvit Osja se pse nuk është paguar Shpresa për punësimin e saj si sekretare në këtë degë. Osja shprehet se Partia Socialiste nuk ka sekretare me pagesë, duke mohuar edhe mesazhet që janë shkëmbyer mes Shpresës dhe Bushatit, e se të gjithë janë vullnetarë. Për sa i përkët, pagesës së saj në muajt e kaluar, thotë se e kanë bërë vetën për ta ndihmuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    tirons ke pazari vjeter.18/05/2017 10:34

    kur plaket robi bohet zevzek e tekanjoz si kalamo i keq , kur shikon Saliun ça bo e thu me vete ishalla kur te plakem mos u bofsha ashtu se pastaj me mire me vra veten . Lene pastaj kur sje mire as nga shendeti e rri tu permjer ne panolin ....

    Shto koment

    Denonco