Durrës, nis dhënia e lejeve për mjetet lundruese

Durrës, nis dhënia e lejeve për mjetet lundruese

07:36, 17/05/2017
A+ Aa A-

Subjektet turistike që operojnë në zonën e Durrësit, çdo vit e më shumë po ofrojnë edhe argëtimin si pjesë të paketave turistike të tyre. Nëse më herët në vitet e shkuara, operatorët e turizmit për mungesë idesh, fondesh, mjaftoheshin që si paketë turistike të konsiderohej fjetja dhe ushqimi, tani pjesë është edhe argëtimi i turistëve që do të pushojë në brigjet e Adriatikut në bregdetin e Durrësit.

Prej barkave, velierave, skafeve, motorëve të detit, etj, të gjitha këto mjete lunduese që përdoren në funksion të argëtimit të turistëve vendas e të huaj, sipas ligjit shqiptar, duhet të regjistrohen në Agjencinë detare, prej ku edhe pajisen me dokumentacionin përkatës.    

Edhe këtë vit menaxherët e këtyre mjeteve kanë nxituar të bëjnë regjistrimin e mjeteve për t’i paraprirë mbërritjes së turistëve. Leja e shfrytëzimit të mjeteve, patentimi i tyre e regjistrimi sipas procedurave, ka nisur në agjencinë detare.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Detare, Gazmend Tahiri, deklaroi se subjektet turistike kanë nisur regjistrimin e mjeteve ujore që përdoren për turizëm. Deri tani janë regjistruar rreth 60 mjete.

Vitin e kaluar, sipas Tahirit, ka pasur rreth 400 mjete kenaqësie që janë regjistruar, dhe për këtë vit parashikohet pak a shumë që ky numër të variojë në 400-500 mjete./portalidurres

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco