Si të përfitoni nga falja e detyrimeve për makinat

Si të përfitoni nga falja e detyrimeve për makinat

17:36, 27/04/2017
A+ Aa A-

Nga data 6 maj, çdo qytetar që ka në pronësi një automjet ndaj të cilit prej vitesh nuk ka kryer asnjë procedurë më zyrat e shtetit dhe kërkon ta çregjistroj, duhet të paraqitet ne zyrat e Drejtorisë Rajonale te Transportit Rrugor.

Ligji për faljen e pjesshme të detyrimeve ka hyrë në fuqi dhe për të përfituar prej tij ka afat deri në 31 dhjetor 2017. Por cilat janë dokumentet që duhet të ketë me vete një qytetar që kërkon të çregjistroje automjetin?

“Me vete duhet të ketë, certifikatën e pronësisë, lejen e qarkullimit, targat e mjetit, si dhe të plotësojë formularin tonë që kemi vënë në dispozicion. Ky aplikim është pa pagesë. Ndërsa ata që nuk i kanë këto dokumente të paraqiten me kartën e identitetit dhe të deklarojnë që i kanë humbuar dokumentet”-shprehet Gani Çupi.

Ndërsa sa i përket kategorisë së dytë të atyre qytetarëve që duan të mbajnë mjetin aktiv dhe u duhet të paguajnë detyrimet, duke ju falur kamatëvonesat dhe gjobat, duhet të kenë të njëjtat dokumente me vete. Ndryshimi është vetëm në plotësimin e formularit, shkruan Vizion Plus.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor thotë se në çdo qark do të jetë një sportel i veçantë  për të përballuar fluksin e mundshëm të aplikimeve. Ligji parashikon se janë 140 mijë makina, që priten të përfitojnë ndërsa janë 10 milion euro që do të falën nga taksat e papaguara të automjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco