Minatorët protestojnë përpara parlamentit: Boll na mashtruat!

Minatorët protestojnë përpara parlamentit: Boll na mashtruat!

13:51, 27/04/2017
A+ Aa A-

Ndërkohë që vazhdojnë punimet në seancën e sotme parlamentare, një grup minatorësh janë mbledhur përpara tij duke protestuar për të drejtat e tyre. Në duar kanë mbajtur parulla të shumta, për kërkesat e tyre.

Ata kanë bërë thirrje që politikanët të mos i mashtrojnë më me premtime boshe, por të punojnë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Po ashtu, minatorët kanë hedhur akuza edhe ndaj sindikatave të minatorëve, duke thënë se ato janë të shitura.

“Ka 27 vite që na mashtrojnë si njëra parti dhe tjetra. Kemi lënë kokën në miniera, jemi pa status. Nga 1 maji do ketë përshkallëzim protestash dhe grevash. Sindikatat janë të shitura , nuk përfaqësojnë interesat tona”, thanë minatorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco