Kontrolli në skaner, rradhë kilometrike dhe stres i madh në portin e Durrësit

Kontrolli në skaner, rradhë kilometrike dhe stres i madh në portin e Durrësit

08:27, 27/04/2017
A+ Aa A-

Dhjetëra kamionë kanë pritur në rradhë për t’iu nënshtruar kontrollit në skaner, para imbarkimit në tragetin e linjës Durrës-Ankona mbrëmjen e së mërkurës. Fotot dhe pamjet filmike që sjell DurrësLajm, dëshmojnë situatën mjaft të rënduar të krijuar në portin më të madh në vend.

Situata e regjistruar një javë më parë, kur trageti i kësaj linje u nis me tre orë vonesë, por mbetën pa u imbarkuar 16 kamionë, që nuk ishin kontrolluar në skaner, pritet të përsëritet.

Megjithëse trageti në fjalë duhej të nisej sipas orarit të parashikuar, në orën 19.00, ky orar dukej që nuk do të respektohej.

Procedurat e shtuara për kontrollin e kamionëve, me qëllim parandalimin e kalimit të mjeteve që mund të mbajnë ngarkesa me lëndë narkotike kanë shkaktuar javët e fundit në portin e Durrësit vonesa të pajustifikuara, që shkaktojnë zemërim tek subjektet e biznesit, që shpesh detyrohen të shtyjnë nisjen e mjeteve të tyre transportuese dhe nuk arrijnë të dorëzojnë në kohë mallrat që eksportojnë në tregun e huaj.

Burime nga Dogana pohuan më herët për DurrësLajm, se secili mjet  nënshtrohet një procedure kontrolli, që zgjat rreth 10 minuta, gjë që shkakton vonesa të tejzgjatura, rradhë të gjata dhe pritje pa mbarim në port. /portali DurresLajm/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco