Bashkimi familjar. Mund të sjell në Itali tim bir në moshë madhore?

Bashkimi familjar. Mund të sjell në Itali tim bir në moshë madhore?

07:16, 26/04/2017
A+ Aa A-

Jetoj në Itali e kam punë të rregullt. Im bir jeton në atdhe. Është 22 vjeç, nuk ka punë e jeton me paratë që i nis unë. Mund ta sjell në Itali?

Shumë punonjës të huaj në Itali kanë lënë në vendlindje familjet. Përfshirë edhe bijtë e tyre, që shpesh vazhdojnë t’i mbajnë ekonomikisht edhe kur janë të rritur. Në përgjithësi, ligji italian thotë që bijtë e rritur nuk mund të sillen në Itali me bashkim familjar, sipas logjikës që në moshë madhore ata janë persona të pavarur nga prindërit.

Në fakt, teksti unik mbi imigracionin (Dekreti legjislativ 286/1998) lejon që të kërkohet bashkim familjar për bij në moshë madhore vetëm në një rast shumë të rrallë. Duhet të jetë fjala për “bij në moshë madhore në ngarkim, kur për arsye objektive nuk mund t’u bëjnë ballë nevojave të veta të domosdoshme të jetesës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore që u shkakton paaftësi të plotë” (neni 9, paragrafi 1 germa c).

Pra për bashkimin familjar me bijtë në moshë madhore nuk mjafton që të jenë në ngarkim të aplikuesit dhe të jenë të papunë, as që të jenë në gjendje shëndetësore të rëndë: duhet të jenë krejtësisht të paaftë. Kjo gjendje mund të dëshmohet me certifikata të lëshuara, me shpenzimet e aplikuesit, nga një mjek i caktuar nga përfaqësia diplomatike konsullore italiane në vendlindje./Stranieriinitalia.it/ Shqiptari i Italisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco