A po keqinformohen fëmijët nga deformimi i historisë në lojërat elektronike?

A po keqinformohen fëmijët nga deformimi i historisë në lojërat elektronike?

14:15, 26/04/2017
A+ Aa A-

Loja elektronike 'Mbreti i Lavdisë' (King of Glory) ka ngjallur mjaft debate në Kinë nëse i deformon apo jo, historinë dhe figurat e saj.

Loja popullore elektronike, 'Mbreti i Lavdisë', është kritikuar së fundi se po deformon qëllimisht historinë e antikitetit të Kinës, figurat historike dhe statusin e tyre. Për shembull, loja e portretizon poetin e Dinastisë Tang, Li Bai (701-762) si një vrasës, ndërsa doktorin prestigjioz Bian Que (407-310 B.C.) nga Periudha Pranvera dhe Vjeshta e përshkruan si ekspert helmimesh. Mbi 60 personazhe të lojës kanë marrë emra të figurave të njohura legjendare e historike.

Në vitin 2016, loja 'Mbreti i Lavdisë', grumbulloi 6.8 miliardë juan (1 miliardë dollarë) të ardhura, rreth 17.7 për qind e totalit të të ardhurave nga loja nëpërmjet pajisjeve të lëvizshme në Kinë. Shumica e atyre që e luajnë janë nxënës të shkollave të mesme të ulëta, që kanë pak njohuri historike.

Në këtë gjendje, prindërit dhe mësuesit janë shqetësuar se historitë e deformuara do t'i keq drejtojnë fëmijët dhe shkatërrojnë mendimin e tyre për historinë. Por disa të tjerë mendojnë se kjo lojë mund të sjellë shumë përfitime, pasi ajo mund të nxitë interesin e të rinjve për historinë dhe t'i shtyjë ata ta shikojnë ata më thellë.

Mosrespektim i historisë

Chen Qingpu nga portali 'Tianjin News' (www.tianjinwe.com) shkruan se krijimi i një loje elektronike është art dhe arti pa asnjë mëdyshje përmban trillime. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se zhvilluesit e lojës duhet të deformojnë qëllimisht historinë. Aktualisht mund të duket tërësisht qesharake paraqitja e shumë personazheve të lojërave on line. Sipas Chen, kompanitë që zhvillojnë lojërat elektronike e përdorin historinë për qëllime përfitimi për shkak se nuk mund të krijojë histori të reja. Ndërtimi i subjekteve të lojërave mbi personazhe shumë të njohur historike ka rezultuar aq e thjeshtë e përfituese, thekson Chen.

Yang Yafei nga gazeta e Pekinit, Beijing Evening News, thekson se loja 'Mbreti i Lavdisë' është e njohur për rrëmujën e madhe që ka shkaktuar me personazhet e legjendave, të historisë apo dhe të romaneve. Disa të rritur thonë se ndihen shumë të hutuar saqë herë pas here u duhet të verifikojnë fakte historike. "Atëherë çfarë pret se kjo lojë do t'u mësojë më të rinjve?" pyet Yang.

"Ne të gjithë e çmojmë novacionin, por kur puna vjen tek historia, linja fundore duhet të jetë respektimi i historisë. Historia dhe kultura e pasur e Kinës nuk duhet të përdoret në këtë mënyrë," argumenton Yang.

Por ka dhe të tjerë që thonë se loja ngjall interes. Liu Yijie nga gazeta, China Education Daily, argumenton se duhet të një kohë e gjatë për t'u rritur dhe mësuar me botën.

"Është e vërtetë që personazhet e lojës nuk përputhen me figurat historike, por kjo nuk i pengon të kuptuarin e historisë nga fëmijët kur fillojnë që të grumbullojnë dijet e duhura, duke i zëvendësuar kështu keqinformimet. Nga këndvështrimi i fëmijëve, lojërat elektronike shërbejnë për t'u argëtuar ashtu si dhe lojërat e tjera tradicionale. Loja 'Mbreti i Lavdisë' nuk ka gjasa që të shfaqet nëpër librat e historisë. Nuk është realiste që t'i vendosësh shpresat e edukimit historik tek lojërat elektronike.

Edukimi historik është përgjegjësi e shkollave dhe e prindërve. Nëse ata punojnë mirë në këtë drejtim, atëherë nuk do të ketë nevojë të shqetësohemi për keqinformimin e fëmijëve nga lojërat elektronike," thekson Liu Yijie e gazetës, China Education Daily./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco