S'duam plehra në Verri! - Banorët protestojnë në bashki, Subashi u nxjerr policinë

S'duam plehra në Verri! - Banorët protestojnë në bashki, Subashi u nxjerr policinë

11:22, 26/04/2017
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë të fshatrave Verri dhe Kallm i Madh e i Vogël u grumbulluan në orën 8:30 të mëngjesit të sotshëm dhe së bashku burra, gra fëmijë u nisën në për të protesuar para bashkisë Fier.

Ata tashmë janë në hyrje të Fierit në pedonale ku u ka mbetur edhe 600 metra për të shkuar para bashkisë për të bërë protestën e radhës. Kërkesa e tyre është unanime dhe e pa negociushme, jo impiant plehrash në Verri.

"Kur kryebashkiaku Subashi dhe kryeministri Rama thanë nuk do ndërtohet në Verri, përse nuk i largojnë makineritë?!" pyesin ata.

Nga ana e tij kryebashkiaku Subashi ka pohuar se impianti i përpunmit të plehrave do të ndërtohet sepse është një vendim i qeverisë, por do të gjendet vendi i përshtatshëm, do bisedohet me banorët e më pas do të merret vendimi për të filluar nga puna për ndërtimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco