Ikin ‘plakat’, ja çfarë do të sjellë moti ditët në vijim

Ikin ‘plakat’, ja çfarë do të sjellë moti ditët në vijim

20:31, 25/04/2017
A+ Aa A-

Ditët e ftohta kanë marrë fund dhe tashmë duhet të përgatitemi për temperatura të larta dhe ditë me më shumë diell.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit në 24 orët në vijim nuk priten reshje shirash, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme.

Po ashtu shqetësim do të mbetet era e fortë në disa zona.

Shefi i Shërbimit Meteorologjik pranë IGJEUM, prof.Petrit Zorba, jep më shumë detaje për motin pikërisht në një nga stacionet e monitorimit në kryeqytet.

“Aktualisht në vendin tonë ne kemi 135 stacione dhe matje metereologjike të niveleve të ndryshme të pajisur me sensorë, pajisje të ndryshme qoftë klasike, qoftë automatike, që shërbejnë për të marrë këtë lloj informacioni”, tha ai për “Ora News”.

Tendenca e temperaturave do të jetë në rritje graduale deri të premten dhe me tendencë në rënie në fundjavë dhe të hënën, por që kjo luhatje nuk do të zgjasë shumë.

Aktualisht në Shqipëri janë të instaluara 135 stacione monitorimi për matjen e temperaturave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco