Presidenti i dhomës Shqiptaro-britanike vlerësohet me urdhrin 'Kalores i St George'

Presidenti i dhomës Shqiptaro-britanike vlerësohet me urdhrin 'Kalores i St George'

09:18, 24/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e Partisë Demokratike Zenel Hoxha është vlerësuar të shtunën në Austri.

Duka i Habsburgëve (Archduke Karl von Habsburg) deklaroi dhënien e dekoratës së lartë: Kalorësi i Urdhërit të Shën Gjergjit (St.George Order) të Perandorisë Habsburg, por tashmë njihet edhe si Urdhër i Europës dhe i Habsburgëve.

Ky Urdhër i Lartë është themeluar në vitin 1469 nga Papa Piu i dytë dhe Franc Jozef, Perandor i Austrisë, si simbol i qëndresës në mbrojtje nga rreziku Otoman.

Aktualisht ky "Urdhër i Lartë" konsiderohet Urdhër Europian, i cili simbolizon, mbron, promovon vlerat dhe arritjet e vendeve në kontinentin Europian.

“Emocione të jashtëzakonshme pas momentit të vlerësimit nga Perandoria e Habsburgëve, "St George, Europian and Habsburg Order", të cilët kanë bërë shumë për Shqipërinë. Kënaqësia dyfishohet kur nipi i Winston Churchill (Randolph-Churchill)  dekorohet në të njëjtin moment.  Jam i nderuar që ky vlerësim më  jepet si shqiptar. Ngjarja e sotme është një angazhim i madh për mua, për të ardhmen e Shqipërisë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco