Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

FOTO/ S’jam e vetmja në botë që të habiten!

FOTO/ S’jam e vetmja në botë që të habiten!

13:23, 21/04/2017
A+ Aa A-

“Ndihu krenar për atë që je dhe mos e shiko veten në sytë e të tjerëve” ky është mesazhi i studentes  Ardonita Sabedinut nga Gjilani e cila studion Dizajn Mode

Ardonita është e pasionuar pas modës ajo ka një stil në vete që e bën atë një femër të guximshme.Vlen të theksohet se ajo është mjaftë aktive në rrjetet sociale dhe ka realizuar sete fotogrfafish ku duket plotë stil.

19 vjeçarja ka treguar rreth fëmijërisë së saj për portalin rtv21.tv se kur ishte e vogël nuk shqetësohej asnjëherë por me kalimin e kohës ka vërejtur një ndryshim edhe përkundër kësaj tha se  është krenare me atë që e ka fal Zoti.

“Koha kur unë isha fëmijë nuk me shqetësonte asnjëherë sepse nuk kisha dallim nga të tjerët por me kalimin e kohës pashë që unë dhe fëmijët e tjerë u rritën, unë vërejta një ndryshim për arsye edhe unë mbeta me një gjatësi të vogël. Por krenohem me atë që më ka falur Zoti. Mua asnjëherë nuk më ka gjykuar askush, ndoshta për të tjerët ka qenë interesante kur më kanë parë po besoj që s’jam e vetmja në botë, që të habiten” thotë vajza e pasionuar pas modës.

    Pasioni dhe ëndrra që dëshiron ta bëj realitet është të punojë si dizajnere, asaj po ashtu i pëlqen aktrimi dhe fusha e ekonomisë. Ndërsa, artisti i preferuar shqiptar për të është Ledri Vula  të cilin ka pasur rastin ta takojë.

    Nga momentet më të dashura ajo ka veçuar kohën e fëmijërisë kur ishte 7 vjeçare dhe babai i saj ia kishe blerë biçikletën e parë, shkruan rtv21.tv

    “Kam momente shumë të mira më e veçantë për mua është momenti më i mirë ishte kur kam qenë e vogël 7 vjeçare babi me bleu biçikletën e parë dhe ishte një gëzim shumë i veçantë për mua edhe atë moment se harroj kurrë, se ai nuk ndodhet mes nesh e ky moment ka qenë më i bukuri që unë e kam përjetuar” shpjegoi ajo.

    Ardonita ka treguar gjithashtu se ishte e ftuar në emisonin “E diela shqiptare” ku ia kishte bërë një befasi shoqes së saj që e ka njohur përmes facebook-ut. Ajo u takua në këtë emision me shoqen e saj, Artiolën dëshirë e kësaj të fundit që ta takoheshin.

    “Edukimi është çelësi i një rinie të shëndoshë dhe respekti e dashuria janë bonuse për një rini të mirëfillt dhe të arsimuar” është ky mesazhi i saj për rininë./21Media

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco