Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bllokimi i mishit nga Brazili, AKU: Brenda normave të lejuara nga ligji

Bllokimi i mishit nga Brazili, AKU: Brenda normave të lejuara nga ligji

13:56, 30/03/2017
A+ Aa A-

Pas bllokimit të mishit që importohej nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostrat për të bërë analizat e këtij produkti.

Mostrat janë çuar në laboratorët e AKU-së, por edhe në laboratorin e referencës pranë ISUV.

“Nga përgjigjet e analizave të ardhura nga laboratorët e AKU-së rezulton se parametrat e mishit që ka ardhur nga Brazili, janë brenda normave të lejuara nga ligji’, njofton AKU.

Meqenëse kanë dalë vetëm përgjigjet e analizave nga laboratorët e AKU-së, produkti do të vijojë të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave edhe nga laboratori i referencës pranë ISUV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp 30/03/2017 14:27

Analizat per cdo produkt ushqimor duhet te behen ne vazhdimesi, si dhe qytetaret here pas here te informohen per situaten ushqimore.Pergenjeshtrimi per cdo informacion te genjeshtert, duhet te behet, pasi grupe interesi per shkaqe konkurence dizinformojne per te fut produkte me cmime me te larta ne treg.

Shto koment

Denonco