Turqia ndalon përdorimin e qeseve plastike: Merrni rrjeta, trasta

Turqia ndalon përdorimin e qeseve plastike: Merrni rrjeta, trasta

12:06, 30/03/2017
A+ Aa A-

Duke filluar nga 1 janar 2018 në Turqi do të jetë e ndaluar përdorimi i qeskave plastike në markete dhe dyqane.

Kryetari i Bordit Drejtues të Federatës së Shoqatave të Shitësve me Pakicë të Turqisë (TPF), Mustafa Altunbilek ka deklaruar se përdorimi i këtyre qeseve do të ndalohet në kuadër të rregullores së Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanistikës për mbeturinat.

"Klientët do ti orientojmë që gjatë shitblerjeve të përdorin rrjeta, trasta pazari”, shtoi ai.

Altunbilek theksoi se kjo rregullore po aplikohet me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe në shumë vende evropiane, ndërsa shtoi se në fillim të 2018-s do të fillojë të zbatohet edhe rregullimi ligjor për ofrimin me pagesë në pikat e shitjes të qeskave plastike, shpërbërja e të cilave në natyrë zgjat për shekuj dhe që kërcënojnë edhe të ardhmen e popullit, por edhe shëndetin e njeriut.

Konsumatorët ne do ti informojmë mbi dëmet që qeskat plastike i shkaktojnë natyrës dhe shëndetit të njeriut, u shpreh Altunbilek, duke shtuar se dyqanet vendore do t’u sigurojnë çdo lloj lehtësie klientëve dhe gjatë procesit të tranzicionit do t’u dhurojnë atyre qese kartoni ose trasta doku./TRT


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco