Ankona, shqiptarja 6 muajshe shtatzanë bie në koma, mjekët do ta mbajnë gjallë që të lindë foshnja

Ankona, shqiptarja 6 muajshe shtatzanë bie në koma, mjekët do ta mbajnë gjallë që të lindë foshnja

12:20, 28/03/2017
A+ Aa A-

Ankona, 28 mars 2017. Një vajzë shqiptare 25 vjeçe në një koma të pakthyeshme me një fetus 6 muajsh në bark, po bën aktin e fundit të dashurisë së nënës për fëmijën.

Një nënë e re shqiptare, e shtruar në spitalin rajonal, u operua të shtunën nga një ekip mjekësor, megjithëse ajo ishte në një situatë thellësisht dëshpëruese, por vendimtare për të siguruar që fëmija nuk do të vdiste, shkruajnë mediat italaine, citon Syri.net.

Qe një ndërhyrje kirurgjikale delikate për shkak të shpërthimit të një ene gjaku në tru (intracranial hematoma) dhe gjatë së cilës nuk mund të bëhej as gabimi më i vogël.

Nëse nëna e re do të vazhdojë të mbijetojë siç shpresohet, e ndihmuar nga një makineri mjekësore ajo do të transferohet më pas në spitalin pediatrik të Salesi-t.

Këtu, do të mbahet nën vëzhgim  dhe do të mbahet gjallë për të proceduar me lindjene  fëmijës sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse premturë, që të mund të shohë dritën pa probleme dhe shqetësime shëndetësore, përcjell Syri.net.

Për nënën e re, nëse ajo nuk do të ishte shtatzanë, ishte kërkuar leje për heqjen e organeve; kjo, për të kuptuar delikatesën dhe brishtësinë e situatës me të cilën mjekët kanë të bëjnë.

Por, një fetus është kapur pas një fijeje shprese dhe ai po ndiqet nga mjekët e Torrette dhe ata në Salesi, që me profesionalizmin e tyre të madh po bëjnë ç’është e mundur që të lindë pa probeme.

Shpresa tani është që 25-vjeçarja të mund të rezistojë, edhe pse nuk do të ketë asgjë më për të bërë pasi të ketë lindur atë fëmijë.

Kjo situatë do të monitorohet vazhdimisht, sepse nëse zemra e shqiptares së re do të pushojë së rrahuri, doktorët duket të ndërhyjë menjëhërë me një operacion cezarian për të nxjerrë foshnjen.

Raste si ky në botë kanë ndodhur fare pak dhe kjo e bën edhe më të vështirë betejën e doktorëve për të lindur një fëmijë të shëndoshë; një ndërmarrje e vështirë  kjo, sepse 6 muaj janë shumë delikatë për fetusin që sapo po fillon të formojë korteksin cerebral dhe që të shpresohet të jetojë në një njëjtën kohë, ku nëna e tij po vepron si një inkubator./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bukaniku 28/03/2017 15:52

Zoti qofte me te!!!!!Ti falemi perendise te beje mrekulline siç di ajo t'a beje gjithmone!!!!

Shto koment

Denonco