Italia, 3 ditë pushim grave gjatë ciklit menstrual

Italia, 3 ditë pushim grave gjatë ciklit menstrual

10:01, 28/03/2017
A+ Aa A-

 Italia do të bëhet së shpejti vendi i parë perëndimor që do t’u japë leje të paguar, grave, gjatë ciklit menstrual, njofton The Sun, citon Syri.net.

Parlamenti Italian po shqyrton legjislacionin, që nënkupton se kompanitë duhet t’u ofrojnë grave tre ditë leje të paguar nëse ato kanë perioda të dhimbshme.

Kjo nuk është hera e parë që vendet e kanë miratuar këtë lloj legjislacioni; vende si Japonia dhe Indonezia tashmë ua kanë dhënë grave të tyre këtë pushim.

Ekspertët kanë argumentuar se kjo gjë ka kuptim, pasi i bën punëtoret të ndihen më të lumtura dhe më të qeta./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco