Forum për Investimet në Energjinë e Rinovueshme në Londër

Forum për Investimet në Energjinë e Rinovueshme në Londër

09:51, 28/03/2017
A+ Aa A-

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe vazhdon të promovojë Shqipërinë, Kosovën në Britani të Madhe e me gjerë, prej 15 vjetësh

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe vazhdon të promovojë Shqipërinë, Kosovën në Britani të Madhe e me gjerë, prej 15 vjetësh. Kësaj radhe në fokus është prodhimi i energjisë elektrike duke shfrytëzuar rrezet e Diellit dhe burimet ujore.

Aktiviteti është kërkuar nga investitorët Britanikë, të cilët e shikojnë vendin tonë si më të përshtatshmin në rajonin e Ballkanit për prodhimin e energjisë të rinovueshme. Me këtë rast Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe dëshiron të tërheq vëmendjen e të gjithë atyre që janë të interesuar për të paraqitur projektet e tyre në Forumin që do të organizohet në Londër më 27 prill 2017.

Lord Watson of Richmond do të kujdeset posaçërisht për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Me ketë rast Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha  falënderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë ne Londër, për përkrahjen e vazhdueshme qe nga Shtatori i vitit 2016. Zyra e Dhomës Britanike në Tiranë ju mirëpret për organizimin e pjesëmarrjes se bizneseve në  këtë forum.

Bashkimi Europian dhe vende të tjera, të shumta, kanë dedikuar fonde të konsiderueshme për prodhimin e Energjisë së Rinovueshme. Pikërisht këto fonde përdoren në investime sa më të sigurta në kthimin e investimit. Prandaj miratimi i Ligjit për prodhimin dhe menaxhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve që dëshirojnë të diskutojnë konkretisht si mund të realizohet investimi në realitet në bashkëpunim me kompanitë Shqiptare. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe apelon ndaj bizneseve për regjistrim për të marr pjesë që të reklamoni projektet tuaja përpara investitorëve dhe broker-ave në Londër në Forumin e Energjisë së Gjelbër për Shqipërinë të mbështetur nga kompania prestigjioze ligjore Shakespeare Martineau si edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe nën kujdesin e veçantë të Lord Watson of Richmond.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco