Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Na e futën kancerin në gjak’, banorët protestojnë për landfillin në Fier

‘Na e futën kancerin në gjak’, banorët protestojnë për landfillin në Fier

19:44, 27/03/2017
A+ Aa A-

Projekti i landfillit të Verrisë në Fier, është bërë mollë sherri në këshill bashkiak, ku të djathtët pasi nuk kanë marrë sqarim nëse ka ose jo leje për ndërtimin e impiantit nga Bashkia, kanë braktisur mbledhjen.

Kreu i këshilltarëve të djathtë njëkohësisht edhe kryetar i PD Fier, Luan Barçi në një takim me banorët e Verrisë ka pohuar se kryebashkiaku Subashi duhet të sqarojë çështjen e landfillit.

“Kryesore në ngritjen e këtyre impiante është pyetja e komunitetit. Komuniteti nuk është pyetur fare, por është bërë në mënyrë arrogante vendimi i këshillit bashkiak nga anëtarët e mazhorancës”, tha Barçi.

Ndërkohë banorët e Verrisë, kanë vijuar protestat para bashkisë, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe moslejimin e ndërtimit të landfilli.

“Në asnjë mënyrë nuk do të lejohet. Ne të vdekur jemi. Rrugë s’kemi, ujë s’kemi. Na e futën kancerin në gjak”, kanë thënë banorët.

Banorët e Verrisë kanë nënshkruar një peticion me mbi 1 mijë firma dërguar Ministrisë së Mjedisit, kundër projektit për impiantin e përpunimit të mbetjeve të Bashkisë Fier. /Ora News/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Veriu28/03/2017 15:17

Komuniteti duhet te jet i bashkuar pa dallim partiak ne mbrojtie te tyre dhe brezave te ardhshem. Pa pelqimin e tyre bashkija nuk mun te vendosin. Bashkonu dhe mos lejoni as nji qe Tju Marrin ne qaf jeten tuaj femijve tuaj dhe brezave te ardhshem

Shto koment

Denonco