Anija shqiptare që pengoi refugjatët të vinin në BE kthehet nga misioni i dytë në Egje

Anija shqiptare që pengoi refugjatët të vinin në BE kthehet nga misioni i dytë në Egje

14:25, 27/03/2017
A+ Aa A-

Pjesëtarët e kontigjentit të dytë të Forcës Detare të sapokthyer nga misioni në detin Egje janë pritur sot nga ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe komandanti, gjeneralmajor Ylber Dogjani.

Në fjalën e saj uroi efektivët e kontigjentit për kryerjen me sukses të misionit dhe u shpreh se ishte tepër krenare për gjithçka që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë.

“Jam e bindur që përfaqësimi i denjë i anijes sonë patrulluese dhe i juaji si i barabartë midis të barabartëve me forcat të tjera të Aleancës së Veriut, na nderon të gjithëve, ngre më lart moralin, dinjitetin dhe ngre më lart edhe vlerësimin që qeveria, qytetarët kanë në raport me Forcën e Armatosur të Republikës së Shqipërisë, që vazhdoj ta them, si pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare”, theksoi ministrja.

     “Shpresoj shumë që dhe misioni i tretë që është tashmë i pozicionuar në detin Egje, të vazhdojë nën rrugën e suksesit që ju dhe paraardhësit tuaj hapët në këtë mision unikal, që është pikërisht  misioni i NATO në detin Egje”, përfundoi znj.Kodheli.

    Komandanti i kontigjentit të dytë, kapiteni i rangut të tretë Silvan Boni, bëri një përmbledhje rreth misionit të kryer nga anija “Oriku” në detin Egje, ku detyra parësore ishte parandalimi i aktivitetit të paligjshëm dhe i kalimit të klandestinëve nga bregdeti i zonës së Republikës së Turqisë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

    Kapiten i rangut të tretë Boni përmendi edhe rastet konkrete me të cilat u përball ekuipazhi që ai drejtoi gjatë këtij misioni, të cilat siç tha ai përfunduan me sukses, duke bërë të mundur parandalimin e kalimit të paligjshëm të klandestinëve.

    Kontigjenti i dytë i Forcës Detare, i përbërë nga një grup prej 21 ushtarakësh, shërbeu për rreth 2 muaj në misionin e NATO-s në detin Egje. Aktualisht në këtë mision Shqipëria ka dërguar në detin Egje kontigjentin e tretë, i cili shërben atje prej rreth 1 jave.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco