Moti sot, për syze dielli dhe çadra shiu

Moti sot, për syze dielli dhe çadra shiu

08:57, 27/03/2017
A+ Aa A-

Bëni kujdes sot, një mot i paqëndrueshëm ju pret, e për këtë duhet t’i merrni masat që kur të dilni nga shtëpia në mëngjes.

Masat ajrore të paqëndrueshme do të bëjnë që vranësirat dhe shirat e dobëta e lokale të jenë prezente në vend, por herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Orët e pasdites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për zonat jugore e juglindore. Gjatë natës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë./Portalidurreslajme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco