Pishat e Korçës dhe Elbasanit pushtohen nga procesionarja, fëmijët në rrezik nga alergjia

Pishat e Korçës dhe Elbasanit pushtohen nga procesionarja, fëmijët në rrezik nga alergjia

08:48, 27/03/2017
A+ Aa A-

Pishat në zonën e Korçës  dhe Gjinarit në Elbasan po përballen përsëri me sëmundjen e procesionares, edhe pse është ndërhyrë disa herë për luftimin e saj. Kjo sëmundje shkakton alergji tek njerëzit nëse kanë kontakt me këtë lloj krimbi, ose edhe kur i kalojnë pranë. Madje ky krimb mund të shkaktojë edhe verbëri tek personat alergjikë. Gjithashtu procesionaria rrezikon pyjet me pisha, duke i shkaktuar natyrës dëme kolosale. Një vit më parë, miliona lekë u derdhën në luftën kundër procesiuonares në fshatin turistik të Gjinarit, por duket se nuk pati asnjë efekt. Nuk dihet nëse fondet kanë shkuar për zhdukjen e sëmundjes procesionares.  Krimbi ka pushtuar masivin halor dhe zona e  pasur me pisha, rrezikon të thahet.

Image

“Nuk nxjerr dot fëmijën. Ai është i sëmurë dhe nuk e nxjerr dot për shkak të saj”, thotë një grua. “Vetë përbërja e tyre ka atë pushin që të helmon, të bën puçrra në trup, sidomos tek fëmijët e vegjël”, thotë një banor tjetër.  Për specialistët, e vetmja mënyrë e luftimit mbetet ajo fizike pasi në qytet nuk mund të bëhen ndërhyrje me kimikate, por shqetësim mbetet rikthimi i herëpashershëm për shkak se ajo duhet të luftohet në një front më të gjerë.  Cikli i vetë procesionares krijon kushtet që edhe nëse ajo eliminohet në parqe dhe lulishte, rikthehet nga masivet pyjore, të cilat rrethojnë jug-lindjen e vendit.

Image

“Kjo luftë frontale duhet të jetë në të gjitha masivet pyjore, që nga pyjet e pishave të Moravës e deri tek anët e tjera, sepse distanca e lëvizjes së saj është kaq e gjatë saqë sëmundja mund të vijë që nga kodrat apo masivet pyjore të Kolonjës dhe të depozitojë vezë”, deklaron Thanas Tona, drejtor i Ndërmarrjes së Gjelbërimit në Bashkinë e Korçës.  Sipas specialistëve, procesionarja përveç irritimeve që shkakton tek njerëzit ndikon edhe në dëmtimin e pishave. Një nga faktorët që e favorizon përhapjen e saj është zhdukja e shpendëve./Shqip

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco