Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

VIDEO - FOTO/ Saga e një arsimtareje në fshatrat e Gramshit

VIDEO - FOTO/ Saga e një arsimtareje në fshatrat e Gramshit

22:00, 23/03/2017
A+ Aa A-

Alketa Çala është një arsimtare me diplomë në Kimi-Biologji, që punon fshatin Porocan 3 orë larg Gramshit.  Ajo denoncon në “STOP” kalvarin e padrejtësive, që janë bërë me transferimet e saj të panumërta. Nga fshati Lenie në Shënmërizë e Skënderbegas ka qenë të gjitha eksperiencat e pajustifikuara të Alketës.

Madje në një rast Alketa është zëvendësuar nga një arsimtare, që ka studiuar për Zooteknikë dhe që “rastësisht” është kunata e drejtorit të shkollës.

Image

“Kam mbaruar studimet e larta, dega Biologji – Kimi në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan në vitin 2007. Po në shtator të vitit 2007 jam rikthyer në vendlindjen time në Gramsh dhe kam filluar punë në një fshat shumë të largët, i quajtur Lenie. Kam punuar për gati 3 vite, pra nga viti 2007 deri në 2009. Më pas më kanë transferuar në një shkollë tjetër në Shënmërizë dhe kam punuar po në profilin tim në lëndën Biologji – Kimi. Pas tre viteve punë, drejtori i Zyrës Arsimore Gramsh, Ramazan Pici më ndërron duke më çuar në një fshat më të largët i quajtur Skënderbegas dhe më zëvendëson me një zonjë që punonte aty, me lëndët e Edukimit Figurativ dhe Muzikor.”

Image

Zybi Karaj, drejtori i shkollës Shëmrizë tregon dokumentacionin e zëvendësueses së Alketës, Sosie Pole, në të cilën del se ajo nuk ka pasur arsimin përkatës për të dhënë lëndën e caktuar.

“Mësuesja është emëruar në këtë shkollë në bazë të një diplome, ku ka kryer kursin e plotë në Veterinari dhe këtu ka qenë pa arsimin përkatës, por duke vazhduar Bachelor-in, ne ia kemi vazhduar kontratën asaj dhe mëpas ajo ka vazhduar Masterin Profesional dhe në bazë të  dokumentacionit ka mbrojtur tezën e diplomës në datën 11.07.2014”.

Pra jashtë çdo rregulli?

“E vërteta është që kjo mësuese ka qenë me kontratë dhe ka qenë pa arsimin përkatës.”

Image

Të gjitha këto probleme kanë ardhur pas lejes së lindjes së Alketa Çalës dhe nga të dhënat del që Sosie Pole është kunata e drejtorit të shkollës “Xhile Lici” në fshatin Skënderbegas. Vetë Drejtori i kësaj shkolle Shyqyri Pole e pranon që ka bërë një shkelje duke mos e vënë mësuese Alketën në pozicionin që ka pasur para lejes së lindjes, duke i dhënë në ngarkim lëndën e Edukimit Figurativ dhe Muzikor.

Image

Ndërkohë, drejtori i ZA – së Gramsh, Xhevit Dyrmishi pranon, se me rastin e Alketa Çalës ka shkelje, por justifikohet me faktin se problematika është krijuar, kur nuk ka qenë ai drejtor. /Tv Klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco