Udhëzimi i ministrisë së Arsimit për maturën. Ja datat dhe rregullorja për provimet

Udhëzimi i ministrisë së Arsimit për maturën. Ja datat dhe rregullorja për provimet

21:06, 23/03/2017
A+ Aa A-

Në Fletoren Zyrtare, janë publikuar udhëzimet e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2016-2017.

Referuar udhëzimeve, provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2016–2017, do të zhvillohen:

a) Gjuhë e huaj, 12 qershor 2017

b) Gjuhë shqipe, 22 qershor 2017

c) Matematikë, 27 qershor 2017

Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore 2017,  janë:

a) Gjuhë e huaj (D3) 5 qershor 2017

b) Gjuhë shqipe dhe letërsi (D1) 10 qershor 2017

c) Matematikë (D2) 15 qershor 2017

d)Provime me zgjedhje(Z1/Z2) 24 qershor 2017

Administrimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2017 të bazohet në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2017 në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia Kombëtarë e Provimeve, brenda muajit mars 2017, do të përcaktojnë llojin e testeve për secilin provim të Maturës Shtetërore (të detyruar dhe me zgjedhje).

Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2017 do të fillojnë në orën 10:00. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta ndërsa provimet me zgjedhje do të zgjasin 3 orë. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

“Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, që do të vlerësohen me tri pikë secila (30 pikë gjithsej). Testi do të  vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Maturantët/kandidatët që japin provim vetëm njërën nga lëndët me zgjedhje do ta fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00” përcaktohet në udhëzim.

Maturantët/kandidatët që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2017, mund t’i ri japin ato provime në sesionin e dytë.

Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2017 do të zhvillohen në mjediset e institucioneve arsimore, mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2017.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco