VIDEO/ Flet eksperti: Ja pse shqiptarët janë të pangopur në seks

VIDEO/ Flet eksperti: Ja pse shqiptarët janë të pangopur në seks

23:20, 21/03/2017
A+ Aa A-

Pangopësia e shqiptarëve me seks, për Jashar Demirin, psikoterapeut, ka të bëjë me rrethana historike të caktuara që ata kanë kaluar.

Demiri theksoi sot në emisionin Opinion se ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, kosovarët kanë një traditë më të mirë, për vetë faktin, se nuk kanë qenë të shtrënguar me ca norma të kohës së komunizmit, por edhe të disa normave të tjera historike të trashëguara.

“Në atë kohë unë punoja me doktor Arqile Boti, rastësisht më pati rënë në dorë një libër, që Cvajg kishte shkruajtur për Frojdin dhe pata lexuar diku që thoshte se shumica e neurozave, thuajse të gjitha vijnë nga shtypja e libidos. Atëherë pati rënë si bomb. Arqile pasi i dëgjonte, e i dëgjonte, u thoshte martohu. I martuar jam-po martohu. Pra ishte ideja se je i martuar, por s’ke kryer marrëdhënie me bashkëshorten ”, tregoi Demiri.

Ai theksoi se të gjitha moshat e reja që vijnë ose për shkak të ankthit, frikës së performancës, normave dhe shumë gjërave nuk e kanë provuar herën e parë dhe janë të virgjër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco