'Fiks në minutën që u pushkatua Anton Harapi, u drodh kisha në Shkodër'

'Fiks në minutën që u pushkatua Anton Harapi, u drodh kisha në Shkodër'

08:30, 21/10/2016
A+ Aa A-

Ernest Troshani, karidanali i dytë shqiptar i saposhpallur nga Papa Françesku, ka rrëfyer një moment të veçantë në tragjedinë e klerikëve katolikë shqiptarë në vitet e diktaturës. 

I pyetur në emisionin "Debati nga Channel One" se përse ndër 38 martirët e kishës katolike, nuk është emri i Patër Anton Arapit dhe a mos lidhet kjo me faktin që komunistët e akuzuan për bashkëpunim me gjermanët, Troshani tha:

Troshani: Mund të ketë edhe të tjerë, por unë nuk jam në dijeni. Meqë ra fjala për Patër Anton Harapin di vetëm këtë gjë që gjatë kohës që ai ishte regjent u ka thënë gjermanëve se nuk do të hidhte asnjë firmë për pushkatim të askujt. “Ne jemi vetëm për shpëtim” ka thënë ai. Më kujtohet se në vitin 1946 kur u pushkatua Patër Antoni, ishim duke u lutur, fiks në minutën që është pushkatuar ai, është dridhur dhe tronditur kisha në Shkodër.

Gazetari: Çfarë ishte kjo? Vërtetë?

Troshani: Po po e vërtetë. Isha aty unë në kishë. Janë dridhur muret e kishës kur po e pushkatonin. Gjashtë vite e kam pasur Patër Antonin drejtor të kolegjit Françeskan. 

Gazetari: Ai u pushkatua në Tiranë në zonën e Kodrës së Priftit bashkë me Lef Nosin dhe kryeministrin shkodran Maliq Buishati, por eshtrat e tyre, pra edhe të Patër Antonit nuk janë gjetur. Por si ka mundësi që nuk është në listë e 38 martirëve të fesë katolike?

Troshani: Se di përse nuk është në listën e martirëve.

Image

Ernest Troshani ne emision

Image

Anton ArapiImage
Ernest Troshani, 13 vjeç

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco