Kërkohet ndihmë, shtylla rrezikon jetën e njerëzve në një lagje të Tiranës

Kërkohet ndihmë, shtylla rrezikon jetën e njerëzve në një lagje të Tiranës

11:31, 20/03/2017
A+ Aa A-

Një shtyllë druri në Tiranë përbën rrezik për jetën e banorëve të saj dhe sinjali është dhënë nga akademiku Artan Fuga, që ka kërkuar ndihmën e institucioneve në rrjetet sociale.

Ja ç'tregon ai për shtyllën e rrezikshme në shënimin e tij me titull "Rrezik jete për banorët!"

"Në një rrugicë që bashkon rrugën Him Kolli dhe rrugën Hajdar Hidi në Tiranë, dy akse që lidhin Myslym Shyrin me rrugën e Kavajës që çon në Durrës, është prej kohësh një shtyllë e madhe druri tanimë pa funksion që është anuar dhe prej kohësh askush nuk e sheh dhe nuk ve dorë ta heqi ose riparojë.

Njoftoj shërbimet që kanë përgjegjësinë për këtë ndërmarrja elektrike apo bashkia, apo edhe njësia administrative në 10, se ajo shtyllë u qendron banorëve mbi kokë si shpatë Damokleu, nga dita në ditë, nga ora në orë, mund të rrëzohet me rrapëllimë dhe të vrasi njerëz, të moshuar, fëmijë gra, burra!

Madje edhe edhe qen dhe mace, minj kanalesh, zogj, milingona, flutura, buburreca, që kalojnë andej. Por, këta nuk kanë shumë rëndësi.

Lutem vini dorë sa nuk është vonë!

Ne fund e fillim të rrugicës tabela qarkullimi zenë hapësirat e kalimit, etj. Lëre që banorët kalojnë mes pluhurit, gurëve, e pashtruar sikurse është, dhe në dimër mbushur me pellgje uji dhe me gropa ku thyhen kokën. Faleminderit!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco