Shkolla gjermane çohet në protestë; Mos e dëboni Luanin!

Shkolla gjermane çohet në protestë; Mos e dëboni Luanin!

10:35, 26/02/2017
A+ Aa A-

Solidarizimi i gjerë i nxënësve dhe qytetarëve të tjerë të Lajpcigut me refugjatin 18 vjeçar nga Kosova, Luan Zejneli, duket se po i jep frytet e veta. Sa për fillim, Luani ka siguruar qëndrimin në Gjermani edhe për një muaj ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të më tutje.

Autoritetet e emigracionit i kanë dhënë atij dhe familjes një “Duldung” (status që nënkupton tolerim) për katër javë, shkruan leipziger internet zeitung dhe mediat tjera gjermane. Para këtij vendimi, familja duhej të dëbohej më 23 shkurt në rast se nuk do të ikte nga Gjermania vullnetarisht, transmeton albinfo.ch. Pastaj, për shkak të sëmundjes së rëndë, ishte toleruar nëna e Luanit ndërkohë qe ai vetë duhej të riatdhesohej.

Por, siç është shkruar tashmë gjerësisht në mediat gjermane dhe në albinfo.ch, një shok klase nga gjimnazi ku ndjek mësimet Luani kishte iniciuar një peticion në ndihmë të riut. Sipas tekstit të peticionit, Luani, përveç që ishte integruar shumë mirë në klasë, i ka prindërit e sëmurë kështu që kthimi i tyre në Kosovë aktualisht do të ishte i papërshtatshëm. Rreth 5000 veta e kishin nënshkruar peticionin dhe rasti i Luanit ishte bërë shumë i njohur në gjithë Gjermaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco