Banorët e Zharrëzës takohen me Peleshin: Nuk largohemi, do qëndrojmë para Ministrisë

Banorët e Zharrëzës takohen me Peleshin: Nuk largohemi, do qëndrojmë para Ministrisë

17:08, 25/02/2017
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi i protestuesve të Zharrëzit me zv/Kryeministrin Niko Peleshi për dëmtimet e banesave të tyre.

Gjatë takimit që zgjati më shumë se 1 orë, 7 përfaqësuesit që ishin në takim me Peleshin e quajtën pozitive frymën e bisedimeve dhe paraprakisht u ra dakord që disa ekspertë do të verifikojnë dëmet për të përcaktuar dëmshpërblimet.

Megjithatë, ata sqaruan se nuk do të largohen nga sheshi para Ministrisë së Energjetikës dhe do të qëndrojnë aty deri sa të kenë marrë personalisht aktet e ekspertimit.

Ata saktësuan se nuk do t’i bashkohen çadrës së opozitës në bulevard. Javën e ardhshme është rënë dakord që të ketë një tjetër takim mes tyre dhe Qeverisë.

Banorët e Zharrëzit mbërritën sot në Tiranë pas një maratonte prej 4 ditësh me këmbë nga fshati i tyre deri në kryeqytet. Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë që u janë dëmtuar nga shpërthimet e stimuluara nga kompania e naftës “Bankers Petroleum”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

HERMES25/02/2017 21:41

Sa po ja falet shpirtin shejtonit.

HERMES25/02/2017 21:40

Sa po ja falet shpirtin shejtonit.

Naftetar25/02/2017 17:39

Sa keq qe ndjenja dominoi arsyen dhe u nenshtruat nga genjeshtra rilindase. Ta gezoni varferine dhe semundjet qe keni. Sa me te varfer dhe te paditur aq me shume ben qejf diktatura. Sipas kokes festen

Qytetar25/02/2017 17:16

Siç ju kane mashtruar here te tjera ashtu do vazhdojne perhere i gezofshi shpijat qe moret nga qeveria te rregulluara ????.

Shto koment

Denonco