VIDEO/ Dështon propaganda e Qeverisë, studentët prishin dëgjesën për arsimin e lartë

VIDEO/ Dështon propaganda e Qeverisë, studentët prishin dëgjesën për arsimin e lartë

15:09, 25/02/2017
A+ Aa A-

Studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ligjin për Arsimin e Lartë të hartuar dhe miratuar nga Qeveria Rama.

Sot në “Teatrin Eksperimental” ishte organizuar një dëgjesë me maturantët, për t’i informuar për studimet e larta.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm ministrja e Inovacionit Milena Harito, drejtoresha e Agjencise Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi, Edvin Kukunja këshilltar i ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë Arsimit.

Gjatë dëgjesës, një studente ka hyrë në ambientet e teatrit me një banderolë në dorë ku shkruhej: “Jo reformës klienteliste”.

Ajo ka kundërshtuar përpara gjimnazistëve ligjin e arsimit të lartë, ndërsa më pas i janë vërsulur punonjësit e Ministrisë për ta nxjerrë jashtë. /SYRI.net/

Për më tepër shikoni pamjet:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco