Testimi i infermierëve, dalin datat e provimit dhe kriteret

Testimi i infermierëve, dalin datat e provimit dhe kriteret

09:32, 25/02/2017
A+ Aa A-

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka përcaktuar afatet kohore në të cilat do të bëhet regjistrimi i infermierëve, mamive, fizioterapistëve, teknikëve të imazherisë, teknikëve të laboratorit dhe logopedëve në provimin e praktikës apo siç njihet ndryshe Vlerësimin e Aftësimit Profesional. Sipas UISH-së, të gjithë praktikantët e këtyre profileve, që kanë përfunduar praktikën, duke filluar nga data 15 mars do të duhet  të dorëzojnë dokumentet e nevojshme, në mënyrë që të fitojnë të drejtën të futen në provim.

Për këtë arsye, këta kandidatë, duhet të dorëzojnë Librezat e Praktikës dhe kërkesën për pjesëmarrje në Vlerësimin e Aftësimit Profesional, ku do të përcaktojnë saktë për të satën herë hyjnë në testim. Po ashtu, dokumentacioni duhet të plotësohet edhe me një dokument identifikimi si dhe me fotokopjen e diplomës dhe listës së notave. Sipas UISH-së, këto dokumente do të dorëzohen pranë zyrave ku është bërë regjistrimi për të ndjekur këtë praktikë, ndërkohë që afati i fundit është data 17 mars.

Sa i takon provimit, Urdhri i Infermierit bën me dije se ai do të zhvillohet në periudhën 8-15 prill, ndërkohë që të gjithë kandidatëve që janë për herë të parë në VAP, emri për në Provim Shteti u kalon automatikisht nëse e kalojnë provimin. Ndërkaq, për të gjithë ata që janë përsëritës në Provimin e Shtetit, në datat 20, 21 dhe 22 mars 2017 do të bëhet dhe konfirmimi i pjesëmarrjes në sezonin e radhës, duke dorëzuar: Kërkesën me shkrim për pjesëmarrje në këtë provim, ku do të përcaktojnë saktë për të satën herë hyjnë në Provim Shteti./GSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco