Vlorë, toka poshtë landfillit fsheh thesare

Vlorë, toka poshtë landfillit fsheh thesare

20:35, 24/02/2017
A+ Aa A-

Pas shumë diskutimesh, landfilli i Vlorës u vendos të ndërtohet në fshatin Sherisht, që ndodhet 15 km larg qytetit. Por arkeologët ngrenë alarmin pasi në atë vend gjenden mbetje arkeologjike mijëravjeçare.

“Pikërisht në vendin që është përcaktuar për ngritjen e landfillit gjenden me dhjetër e qindra objekte arkeologjike të periudhave më të lashta të vendit tonë, siç është periudha prehistorike. Them se duhet gjetur një vend tjetër”, deklaron arkeologu Novruz Bajramaj për Top Channel.

Barjamaj thotë se shqetësimin e tij e ka dërguar edhe në Këshillin e Qarkut dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse që ky landfill të spostohet, pasi kjo do të dëmtonte një zonë shumë të rëndësishme të historisë, pasi në të ndodhen mbi 30 objekte monument kulture, çka ka ngjallur edhe interesin e turistëve.

“Unë kam një periudhë të gjatë që punoj me vlerat monumentale dhe kam pritur me qindra turistë në kalanë e Kaninës. Por kur ngjiten në këtë kala ata shohin më parë peisazhin dhe mjedisin e mrekullueshëm që rrethon kalanë dhe më pas shohin vlerat e saj. Dhe në qendër të kësaj harte arkeologjike të qytetit antik të Kaninës është vendi ku mendohet të ngrihet landfilli”, thotë Bajramaj.

Ndërtimi i landfillit të Vlorës është një investim prej 20.8 milionë eurosh dhe synon të përmirësojë sistemin e mbetjeve urbane në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco