Dashnori i gruas ia plas ‘live’: Kur s’ia bëje qejfin ti, normal do ta mbajë tjetri

Dashnori i gruas ia plas ‘live’: Kur s’ia bëje qejfin ti, normal do ta mbajë tjetri

13:31, 24/02/2017
A+ Aa A-

Leonard Miri, personi që u akuzua si i dashuri i Shqipe Karajt nga bashkëshorti i saj Alfredi, ka pranuar të përballet sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News 24.

Ai ka mohuar gjithçka që është thënë në studio dhe ka pranuar faktin se mes tij dhe Shqipes ka vetëm shoqëri të sinqertë, por nuk ia ka kursyer edhe një “shuplakë”: “Kur nuk dije t’ia bëje qejfin ti, kur s’ke qenë i zoti për gruan tate, normal që ka me ta majt tjetri”,- i tha Leonardi “live” burrit të Shqipes.

 “Shqipen thjesht e shoqëroj. Kam familje, kam dy vajza. Kam shkuar në shtëpinë e tij vetëm kur e ka rrahur Shqipen. E kam pas shumë shok. Por se çfarë bëjnë në familjen e tyre nuk më intereson. Kam mendime se vajzën e shtyn ai”,- tha Leonardi më tej në përballjen “live”.

Leonardi thotë se prej 17 vitesh Alfredi e dhunonte gruan e tij.

 “Kam dy vajza 9-vjeçare. Me Alfredin kam qenë shok. Në shtëpinë e tij kam shkuar vetëm kur ai ka rrahur gruan. Por ai e mashtron vajzën”,- zbardh bisedën Balkanweb.

 “Vëllai i Shqipes ka ardhur të më takojë se ky i kishte thënë se isha dashnori i Shqipes. Ne shkuam te shtëpia e Alfredit për ta sqaruar, por ky filloi me sharje e bërtitje”,- u shpreh Leonardi.

Edhe Shqipja deklaroi në emision se e kishte vetëm shok.

Vetëm tri ditë më parë, 34-vjeçari Alfred Karaj me vajzën e tij Xhuljeta kanë denoncuar në ekranin e News24 Shqipe Hysenaj, nënën e fëmijëve. Ata kishin 17 vite martesë, por po shkonin drejt divorcit pasi kjo e fundit e kishte tradhtuar dhe jo vetëm njëherë. Në fillim të janarit 2017 ajo është larguar përfundimisht nga shtëpia dhe fëmijët jetojnë me babain dhe dy gjyshërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miku i Liut24/02/2017 18:09

Ore drejtori mafioz i AMA-s pse i lejon te tilla emisione PLEHRA te sajuara per te bere share !

Shto koment

Denonco