Parashikimi i motit, përgatituni për një ditë pranvere. Ja sa do jenë temperaturat

Parashikimi i motit, përgatituni për një ditë pranvere. Ja sa do jenë temperaturat

08:05, 24/02/2017
A+ Aa A-

Vranësirat do të jenë të pranishme gjatë ditës në të gjithë vendin, por herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Jugu i Europës, duke arritur mbi 20 gradë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco