Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Miratohet ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

Miratohet ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

21:11, 23/02/2017
A+ Aa A-

Me 71 vota mazhoranca miratoi projektligjin e MMSR për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Ministri Klosi prezantoi risitë e ligjit për fëmijët, që miratohet për herë të parë pas draftit deklarativ të miratuar në 2010.

Gjatë fjalës së tij në kuvend, ministri Klosi vuri theksoi risitë e ligjit, ku për herë të parë parashikohet edhe heqja e të drejtës së prindërimit. “Risia tjetër thelbësore ka të bëjë me pezullimin e të drejtës së prindërimit në rast se fëmija merret në mbrojtje.

Ministri Klosi vuri theksin tek pengesa që ka sjellë sistemi i drejtësisë edhe në rastet e mbrojtjes së fëmijëve. “ Për të mos thënë se nuk kemi pasur me vete sistemin e drejtësisë. Shumica e rasteve të ndjekjeve penale të nxjerrësve të fëmijëve në mënyrë të përsëritur në rrugë, nuk janë ndjekur nga organet e drejtësisë. Shumica e këtyre rasteve jane pushuar nga prokuroria, me arsyetimin se nuk ka shfrytëzim të fëmijës.

Rezultati është i dukshëm: të gjithë fëmijët e ketyre prindërve i keni akoma nëpër rrugët e Tiranës, Durrësit, Vlorës e Fierit duke lypur ose duke punuar në rrugë! Ku është interesi më i larte i fëmijës në këto vendime? Ku është drejtësia që të paktën tek mbrojtja e fëmijëve duhet të kishte ndjeshmërinë për tu ngritur në lartësinë e detyrë për të dhënë drejtësi.

Ndaj është e kaq e rëndësishme të nderuar kolegë, të vijojmë me miratimin e plotë të paketës së reformës në drejtësi, ndaj është kaq e rëndësishme të mos ndalemi për asnjë shkak dhe nga asnjë pengesë po i bëhet reformës në drejtësi nga cadra e opozitës ngritur në bulevard” – deklaroi ministri Klosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco