Heroike, në këmbë drejt Tiranës, banorët e Zharrzës mbërrijnë në Lushnje: Qeveria t’i bëjë mirë hesapet

Heroike, në këmbë drejt Tiranës, banorët e Zharrzës mbërrijnë në Lushnje: Qeveria t’i bëjë mirë hesapet

19:54, 22/02/2017
A+ Aa A-

Kjo është protesta më e veçantë dhe që meriton respekt. Të nisur në këmbë nga Zharrza drejt Tiranës, banorët që protestojnë kundër Qeverisë kanë mbërritur në Lushnje.

Aty sot do të kalojnë natën dhe nesër në mëngjes rreth orës 09:00 do të nisen sërish në këmbë drejt Tiranës për t’iu bashkuar çadrës së protestës së opozitës që po zhvillohet prej katër ditësh, shkruan Syri.net.

Nisma “Thurrje” ka biseduar me banorët e Zharrzës gjatë ndalimit të tyre në Lushnje. Ata u shprehën të vendosur për të vazhduar drejt Tiranës në këmbë, në shenjë proteste për arrogancën e qeverisë që nuk reagon ndaj shpërthimeve të shkaktuara nga kompania “Bankers”.

Banorët kanë dhënë mesazhe të drejtpërdrejta: “Qeveria t’i bëjë mirë hesapet me këta njerëz, sepse janë me halle dhe nuk kanë çfarë të humbasin. Kjo maskaradë që u bënë atyre njerëzve duhet të marrë fund”.

Ata nuk kursyen as akuzat ndaj Radio Televizionit Shqiptar, i cili nuk ka pasqyruar asnjë ditë grevën e tyre kundër Qeverisë Rama. Një televizion që paguhet me taksat e shqiptarëve, sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me realitetin. /SYRI.net/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Adnan22/02/2017 22:53

    Une mendoj se nuk duhet te paguaj taksen e televizionit shteteror per keto muaj te greves ne mbeshtetje te greves.

    Uups22/02/2017 22:09

    Respekte, Respekte! Ky popull po reagon dhe duhet te dije akoma me shume te reagoj. Edhe OSBE e konfirmoi indirekt arsyenbe drejt te protestes. Por keta njerez meritojn realisht RESPEKT!

    krasasi tp22/02/2017 21:26

    RTSH ka qene dhe eshte nje sufler i qeverise.Mediat e tjera e kane shitur b...then me para te qeverija.Duhet te sjell ne vemendje se keta protestues, kane protestuar para disa ditesh ne Fier, aty ku Z.Llalla zhvillonte nje analize te Prokurorise se Fierit dhe ku deklaroji se per ceshtjen Bankers do rihapte hetimin pas bllokimit qe ju imponua z.Lu.Ne vend te shkoji te bisedoji mazhoranca ne Zharres, vijne Zharrasit te protestojne ne Tirane.Arrogance ekzemplare.Shpresoj qe z.Blushi ti prese protestuesit, bile te kujdeset edhe per akomodimin e tyre nga LIBRA per ditet qe do qendrojne ne Tirane.

    Shto koment

    Denonco