Ministri Klosi në Bulqizë: 350 të punësuar vetëm nga familjet në ndihmë ekonomike

Ministri Klosi në Bulqizë: 350 të punësuar vetëm nga familjet në ndihmë ekonomike

17:09, 21/02/2017
A+ Aa A-

Pas inagurumit të zyrave të reja të punës ministri Blendi Klosi dhe ministrja Mimi Kodheli vizituan qendrën e formimit profesional dhe shkollën e formimit profesional të Bulqizës, ku për herë të parë janë hapur disa kurse të reja kualifikimi, rrobaqepesi, parukeri kozmetike, punëtore për pasurim mineral, elektromekanike, zjarmëtarë për minierë.

Në takimin me bisnesmenë, punëdhenës, punëkërkues të kësaj zone, u evidentua ofrimi i vendeve të lira të punës në disa profile. Ministri Klosi deklaroi se tregu i punës ka nevojë ulëritese sot për profesioniste. Duke kuptuar këtë janë ngritur dhe po fuqizohen kurset profesionale. Falë kualifikimit kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike 350 familje që janë punësuar e integruar.

"Nuk kemi zhdukur varfërinë, po jemi në rrugën e suksesshme të reduktimit të saj. Jemi në rrugën e ngritjes së mekanizmave për të reduktuar varfërinë. Ngritja dhe fuqizimi i kualifikimit, aftësimit, shkon në këtë drejtim, të uljes së papunësisë, të reduktimit të varfërisë"- deklaroi ministri Klosi, i cili firmosi me katër kryetarët e bashkive, Bulqizë, Dibër, Klos dhe Burrel paktin e mirëqenies sociale.

Ky pakt nënkupton kalimin e kompetencave të shërbimeve shoqërore nga pushteti qendror te ai lokal, shoqëruar me kalimin e fondit social.  "Këto para - duhet të shkojnë për shërbime për njerëzit në nevojë”- deklaroi ministri Klosi. Ngritja e shërbimeve për njerëzit në nevojë është një nga mekanizmat e reduktimit të varfërisë, deklaroi ministri Klosi. Ministrja Kodheli, deklaroi  se kualifikimi profesional, mirëfunksionimi i zyrave të punës ka dhënë rezultate të mira duke rritur numrin e punësimeve në këtë zonë që do të ketë një tjetër hov zhvillimi me ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco