Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Pas infermierit 'rebel', mjeku denoncon publikisht kushtet e mjerueshme në shëndetësi

Pas infermierit 'rebel', mjeku denoncon publikisht kushtet e mjerueshme në shëndetësi

17:27, 20/02/2017
A+ Aa A-

Leon Kaza, mjek Obsteter Gjinekolog i cili punon në maternitetin e Lezhës, ‘ka zënë ngushtë’ ministrin Ilir Beqajn me komentin e tij në Facebook.

Në një postim në faqen e tij në rrjetin social, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nëpërmjet një statusi pasqyron inspektimin në Spitalin Rajonal të Korçës,ku ishte i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi:

“Me kolegun Niko Peleshi, inspektuam Spitalin Rajonal të Korçë, ku do të nisin së shpejti punimet për rindërtimin rrënjësor të maternitetit dhe ndërtimin e shtesës përkatëse, ku gjithçka është projektuar sipas standardeve më të përparuara europiane, në vend të godinës së vjetër e të rrënuar, tërësisht jashtë funksionit për vite me radhë”.

Mes komenteve përgëzuese e atyre të tipit: Sa përlind ju takojnë ju o ..., është edhe komenti i mjekut Leon Kaza, i cili teksa shkruan se Gjendja në Maternitetin i Lezhës është e mjerueshme, ngre pyetjen legjitime: Mbi ç'baza përcaktohen investimet?

“Përshëndetje! Investimet në mjekësi janë të mirëpritura ndaj gjejnë përkrahje të gjerë. Janë bërë investime në maternitetin e Gjirokastrës, Sarandës e tani në Korçë. Pyes mbi ç'baza përcaktohen investimet?! Materniteti i Lezhës prej kohësh kërkon ndërhyrje, bazuar në statistika shërbimesh të ofruara dhe popullsie (u ofron kujdes shëndetësor rretheve Lezhë, Kurbin, Mirditë e tash së fundmi edhe Mat) besoj prej kohësh duhej ndërhyrë në përmirësimin e gjendjes e cila është e mjerueshme. Uroj së shpejti të jetë në planet tuaja!", është komenti i mjekut.

Pak kohë më parë, infermieri Frook Bardhi ka denoncuar në media kushtet e mjerueshme të Poliklinikës Numër 9 në kryeqytet. Pas rebelimit të tij publik, ai ka thënë se është kërcënuar.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

infermjeri20/02/2017 21:40

Po Korca ka Peleshin dhe jep vota. Lezha ka nxjerre vetem deputete kriminel

Shto koment

Denonco