Kapriçot e motit, nuk do ta besoni sa shkojnë temperaturat të premten

Kapriçot e motit, nuk do ta besoni sa shkojnë temperaturat të premten

17:06, 20/02/2017
A+ Aa A-

Ndërsa kjo javë ka nisur me temperatura të ulëta, ku në zonat veriore temperaturat kanë shënuar edhe minus disa gradë, situata pritet të ndryshojë.

Moti i paqëndrueshëm dhe me shira do të na shoqërojë edhe nesër, por në fundjavë do të na surprizojë.

Sipas sinoptikanëve, këtë të premte mund të flasim me plot gojën për një pranverë të ardhur para kohe, pasi temperaturat parashikohet të shkojnë rreth 20 gradë, të paktën në kryeqytet.

Sinoptikanët thonë se, ndonëse temperaturat do të rriten gradualisht, herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash të lehta:

“Temperaturat e ajrit sot dhe nesër do të jenë të pandryshueshme dhe tipike të dimrit. Që nga dita e mërkurë dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme në të dy vlerat, si ato maksimale dhe ato minimale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco