Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shtesa për Varrezat e Sharrës/ Lista e pronarëve që përfitojnë dëmshpërblim

Shtesa për Varrezat e Sharrës/ Lista e pronarëve që përfitojnë dëmshpërblim

23:34, 16/02/2017
A+ Aa A-

Është publikuar në Fletoren Zyrtare lista e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Shtesat e varrezave publike Sharrë”.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, sipas vendimit të këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, është 25 670 656 (njëzet e pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh të reja dhe do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. Ndërkohë, shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.

“Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare”, urdhëron vendimi.

Image

Procedura

“Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të paraqesin dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Tiranë.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara”, thuhet në vendim.

Lista në faqen 1885 të Fletores Zyrtare - Kliko

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco