Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Rritja me kategorizim, Ja si do të ndryshojnë pagat dhe pensionet

Rritja me kategorizim, Ja si do të ndryshojnë pagat dhe pensionet

08:04, 16/10/2016
A+ Aa A-

Qeveria ka gati vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Të ardhurat për pensionistët dhe për të punësuarit, pritet të rriten nga 500 deri në 10 mijë lekë. Vendimi tashmë ka marrë miratimin edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pritet që të miratohet në Këshillin e Ministrave. Në këtë mënyrë, pensionet pritet të rriten me 3-4%, ndërsa pagat do të rriten nga 10-20% dhe fondi që do të akordojë qeveria do të jetë 100 milionë dollarë.

Mësohet se rritja do të bëhet me kategorizim. Pra do të rriten më shumë pagat dhe pensionet e ulëta dhe më pak rritje do të ketë për pagat e pensionet e larta. Rritja më e madhe do të bëhet për pagat.

Kështu paga minimale prej 22 mijë lekësh do të rritet me minimum 2 mijë e 200 lekë dhe do të shkojë minimum 24.200 lekë. Paga mesatare në sektorin privat nga 40 mijë do të shkojë në 44 mijë lekë. Paga mesatare e mjekëve nga 60 mijë lekë do të shkojë në 66 mijë, ndërsa për infermierët paga mesatare do të shkojë 41.800 lekë. Nga kjo rritje do të përftojnë edhe mësuesit të cilët nga 53 mijë lekë që është paga mesatare do të përfitojnë 58.300 lekë në muaj.

Pensionet

Për pensionet do bëhet një rritje më e vogël. Kështu pensioni social nga 6.750 lekë që është sot, pritet që të shkojë 7 mijë lekë. Pensioni minimal nga 14.500 lekë, pritet të rritet me rreth 550 lekë dhe të shkojë 15 mijë lekë të reja. Pensioni mesatar nga 17 mijë, do të shkojë 17 600 lekë, ndërsa pensionet e larta nga 24, bëhen 24 850 lekë. Gjithashtu edhe për pensionet rritja më e madhe pritet të bëhet për rata që përfitojnë më pak. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije, se qëllimi i qeverisë është që të rrit të ardhurat për punonjësit dhe të moshuarit dhe në vëmendje janë të ardhurat minimale.

Fondi

Qeveria pritet të akordojë rreth 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Pavarësisht se rritja ekonomike, ka qenë në nivelin 3%, qeveria ka vendosur që të rritë pagat dhe pensionet. Mënyra se si do të rritën përfitimet është me indeksim. Pra vendimi i qeverisë, i cili pritet të miratohet në muajt e ardhshëm, do të argumentohet si një indeksim i pagave dhe pensioneve. Ky do të jetë indeksimi i dytë që do të bëjë qeveria, pasi në muajin gusht, pensionet u indeksuan me 1.6%.

Si ndryshojnë pagat e pensionet

Pagat rriten në masën 10-20%

             Është        Bëhet

Paga minimale - 22.000 -  24.200

Pagat mesatare - 40.000 - 44.000

Paga e mjekëve - 60.000 - 66.000

Pagat e infermierëve - 38.000 - 41.800

Pagat e mësuesve - 53.000 - 58.300

Paga mesatare në shtet - 50.000 - 55.000

Gjithashtu do të indeksohen edhe pensionet

Rritja e pensioneve në masën 3-4%

                   Është    Bëhen

Pensioni social - 6.750 - 7.000

Pensionet minimale - 14.500 - 15.000

Pensionet mesatare - 17.000 -  17.600

Pensionet e larta - 24.000 - 24.850

/Shqiptarja.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco