VIDEO /Ja procedurat që duhet të ndjekin studentët që nuk fituan fazën e dytë

VIDEO /Ja procedurat që duhet të ndjekin studentët që nuk fituan fazën e dytë

21:51, 15/10/2016
A+ Aa A-

Ledio Hala është maturant me mesatare 8.55, i cili nuk u shpall fitues në asnjë degë as në raundin e parë dhe as në raundin e dytë, ndonëse  ndryshoi edhe përzgjedhjen e degëve për të rritur mundësitë.

Por sot nuk e hoqi telefonin nga dora duke parë se si liroheshin kuotat, nga ata të cilët kishin fituar disa degë dhe nuk zgjodhën degën që ai preferonte.

“Më në fund doli e verdhë që do të thotë se unë jam fitues në programin Gjuhë-Letërsi”, shprehet Ledio.

Ledio, që prej mëngjesit, qëndroi në një qendër interneti duke përjetuar emocione të shumta në pritje të lirimit të ndonjë vendi.

“Për momentin  gjithçka më paraqitet me të kuqe. Që do të thotë nuk kam fituar asgjë. Por jam i renditur i 74-ti në Letërsi dhe sikur edhe 2 veta të regjistrohen këtu do të më shfaqet me të verdhë”, thotë Ledio.

Në Agjencinë Kombëtare të provimeve shpjegojnë se të dielën është afati i fundit i regjistrimit të fituesve të raundit të dytë. Nëse maturantit i del në sistem me jeshile dega që ai preferon duhet patjetër të regjistrohet. Ndërsa atyre që dega e preferuar i shfaqet me të verdhë duhet të presin datën 17 për t’u regjistruar.

“Pas datës 16, në bazë të udhëzimit, nëse ata nuk janë regjistruar dhe kanë dashur një nga degët ku janë shpallur fitues, automatikisht pas datës 16 ata e humbasin këtë të drejtë. Është rasti i një maturanteje, e cila është shpallur fituese në 7 programe”, shprehet Rezana Vrapi.

Maturantet duhet të tregohen të vëmendshëm, pasi dhe pas raundit të dytë ka shumë kuota që mbeten bosh, mjafton që të futen në sistem për të parë mundësitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco