Arrestimi i mësueses, Myftiu i Shkodrës: Zonjë e nderuar plot dinjitet, s'ia ka borxh askujt këtë persekutim

Arrestimi i mësueses, Myftiu i Shkodrës: Zonjë e nderuar plot dinjitet, s'ia ka borxh askujt këtë persekutim

10:16, 24/01/2017
A+ Aa A-

Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari, ka deklaruar lidhur me arrestimin e mësueses Emine Allushi për progandë pro ISIS-it se ndalimi i saj ka qënë krejt i pakuptimtë dhe i paligjshëm.

Në një intervistë për Gazeta shqiptare, Sytari shprehet ndër të tjera: "Njerëzit kanë nevojë për një lloj imuniteti që i bën të mos reagojnë në këtë mënyrë si u dëshmua gjatë këtyre ditëve nga raste si ky i zonjës në fjalë. Një zhurmë e madhe, një zhargon i padenjë për qytetarë të ndershëm e të moralshëm të Shkodrës, por jo vetëm, etiketime nga më të çuditshmet. Sikur ka një forcë të fshehtë në këtë vend që do me çdo kusht me nxjerrë të keqen nga çdo gjë.

Ishte një rast, për të cilin kanë deklaruar institucionet përkatëse dhe nuk është Myftinia e Shkodrës ajo që duhet të deklarojë apo të thotë diçka në lidhje me këtë çështje, por gjithsesi, meqenëse lidhet me Medresenë dhe Medreseja është varg i institucioneve që lidhen me aktivitetin e Myftinisë së Shkodrës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, dhe nga posti i myftiut të Shkodrës dhe që e njeh nga afër zonjën në fjalë, dhe po them motrën time më mirë.

Unë po them se, në Medresenë e Shkodrës të gjithë mësuesit dhe mësueset bëhen pjesë e stafit pas një filtrimi shumë serioz dhe shumë korrekt, të cilin e ka kaluar edhe motra jonë Eminea, e cila karakterizohet nga një moral i naltë dhe nga një frymë e naltë qytetare. Normalisht që e kam dëgjuar atë regjistrim të cungët, me të cilin unë nuk pajtohem, sepse nuk jam pajtuar në thelb asnjëherë me idenë e asaj përmbajtjeje, jo vetëm nga goja e saj, por nga kushdo tjetër, por, sikurse e dëshmojnë edhe togat e zeza të Shkodrës, ndalimi i saj ka qenë krejt i pakuptimtë dhe i paligjshëm.

Unë shpresoj dhe lutem që shumë shpejt të zbardhet kjo çështje dhe ajo t’i kthehet normalitetit të saj, sepse është një nënë fëmijësh, është një zonjë e nderuar dhe është një bashkëshorte plot dinjitet, e cila nuk ia ka për borxh askujt këtë lloj persekutimi të paqytetëruar, të papranueshëm dhe psikologjik që rëndon mbi të për shkak të një deklarate apo të një incizimi për të cilin të gjitha institucionet serioze kanë thënë fjalën e tyre në mënyrën më të qytetëruar dhe më korrekte. Kësisoj, rasti në fjalë nuk ka asnjë lloj lidhjeje, as me organizata terroriste, as me propaganda terroriste, as me rekrutime terroriste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Armani25/01/2017 14:52

Eh o gomar fillove mbrojte isis o legen ti. Duhet me u arrestu i pari pleher. Tani shikojn shtetin islamik dhe. Juve myftyve njerz te pa. Udhe njer tradhatr ....feja e shqiptarit esht shqiptaria...mirsevjen TRUMP vdekje. Isis dhe. Perkrasve te tiiiiii

Afrim25/01/2017 14:42

Dhe e quan persekutim nuk te vjen turp je dhe njeri i zotit te besh dallin engjell qenka normale per ty

HERMES24/01/2017 14:40

Ik o trap futi i tas kus kus

Shto koment

Denonco